leoni

Kryetari Latifi priti në takim mërgimtarin Rexhep Kryeziu ekspert i vreshtarisë dhe vertarisë që jeton në shtetin Zviceran

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur në takim mërgimtarin Rexhep Kryeziu, i cili njihet edhe me emrin (Baca Merlot), nga fshati Dejnë dhe ekspert i vreshtarisë dhe verëtarisë i cili jetën dhe vepron në Kantonin e Aargaut e që menaxhon sipërfaqe të vreshtave në shtetin Zviceran. Gjatë takimit, Kryetari Latifi, e ka vlerësuar dhe uruar Rexhep Kryeziun, për punën dhe shkrimet, të cilën e bënë ai në Kantonin e Aargaut në shtetin Zviceran dhe kërkuar nga ai, që të ketë bashkëpunime në sektorin e bujqësisë pasi që Komuna e Rahovecit, njihet si Komunë bujqësore dhe përfitues nga bashkëpunimet të jenë fermer të interesuar për bashkëpunim. Ndërsa, Rexhep Kryeziu, nga fshati Dejnë i Rahovecit, ka falënderuar Kryetarin Latifi, për interesimin e tij që në të ardhmen të ketë bashkëpunim në sektorin e bujqësisë. Ai e ka njoftuar Kryetarin gjithashtu edhe për atë se si ja del, që më shumë mjeshtri të prodhojë verë cilësore dhe se si Shqiptarët ku do që jetojnë dhe veprojnë, gjithmonë janë të aftë dhe ekspertë në shumë fushat e në veçanti, në atë të bujqësisë dhe produkteve bujqësore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …