leoni

Kryetari Latifi priti në takim shefin e ri të misionit të OSBE-së në Kosovë Michael Davenport

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Bjondina Kleqka, ka pritur në takim shefin e ri të misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, z. Michael Davenport, me ç’ rast kanë biseduar lidhur me bashkëpunimin dhe kontributin e deritanishëm që misioni i OSBE-së ka ofruar për Komunën e Rahovecit. Fillimisht kryetari Latifi i shprehi mirëseardhje z. Davenport dhe e uroj me rastin e marrjes së detyrës së re të shefit të misionit të OSBE-së për Kosovë, duke thënë se komuna e Rahovecit është mirënjohëse ndaj OSBE-së, të cilët në vazhdimësi kanë ofruar ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme në drejtim të mbrojtjes, promovimit dhe përmirësimit të respektimit të të drejtave të njeriut dhe ngritjen e kapaciteteve për funksionim më të mirë të sistemit tonë të vlerave dhe të demokracisë. Kryetari Latifi shprehi gatishmërinë për bashkëpunim edhe me shefin e ri të OSBE-së për Kosovë, me qëllim të realizimit të projekteve të përbashkëta. Ai më tutje z. Michael Davenport e ka njoftuar për situatën e sigurisë dhe zhvillimet aktuale në komunën e Rahovecit, projektet që po realizohen në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve, përballjen me pandeminë. Në fund të takimit, Kryetari Latifi me drejtoreshën e DKRS-së znjsh. Bjondina Kleqka kanë pranuar paisje kompjuterike donacion nga OSBE, të cilat do të jenë në dispozicion të organizatave rinore, e që do të kenë mundësi t’i shfrytëzojnë në Shtëpinë e Kulturës ‘’Mensur Zyberaj’’-Rahovec.

Kontrolloni gjithashtu

Aliu: Kënaqësi t’i pres e t’i uroj kampionët që lartësuan e bën krenarë jo vetëm Ferizajn por gjithë Kosovën

Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu ka pritur të premtën në zyrën e tij …