Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, priti në takim z. Alexandre Martinez, këshilltar rajonal për Ballkanin Perëndimor nga Ministria e Bujqësisë e Republikës së Francës dhe znj. Cecelia Maronnier, atashe për bashkëpunim në Ambasadën e Francës në Prishtinë. Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësinë e shkëmbimit të përvojave mes dy vendeve në sektorin e vreshtarisë dhe të verëtarisë. z. Martinez shprehi gatishmërinë e ofrimit të bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve profesionale në këta sektorë. Kryetari Latifi i informoi mysafirët për kapacitetet dhe veçoritë e sektorit të vreshtarisë, të verëtarisë dhe të sektorëve të tjerë të bujqësisë që ka komuna e Rahovecit dhe i ofroi gjithë mbështetjen e Komunës në ngritjen e këtyre sektorëve të rëndësishëm të ekonomisë në komunën e Rahovecit.