Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, priti në takim zëvendësen e Avokatit të Popullit, znj. Majlindë Sinani – Lulaj dhe z. Mark Kaqinari, udhëheqës i Zyrës Rajonale në Gjakovë. Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin ndërinstitucional. Komuna e Rahovecit ka kultivuar marrëdhënie korrekte dhe të përgjegjshme me Zyrën Rajonale të Avokatit të Popullit në Gjakovë, janë pranuar raportet e këtij institucioni dhe janë trajtuar me seriozitet rekomandimet e dala nga këto raporte.