Në një takim mbi dy orësh, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, priti zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes, z. Shemsi Sylën, Zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes, z. Hajriz Sejdiun, Këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, Nënkolonel Arben Avdylin, nga Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së dhe z. Flamur Dinin, Asistent i zv. Ministrit, me të cilët diskutoi rreth gjendjes së përgjithshme në Komunën e Rahovecit.
Në takim u diskutua për:
▪Dokumentin për vlerësimin e rreziqeve (Rregulloren për metodologjinë e vlerësimit të rrezikut);
▪Planin Operativ Emergjent Lokal (Rregulloren për metodologjinë e hartimit të planeve të reagimit emergjent);
▪Planin e ushtrimeve dhe trajnimeve;
▪Nevojat për ngritjen e kapaciteteve (sipas llojit të rrezikut); dhe
▪Ofrimin e mbështetjes nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja.
Kryetari Latifi, iu dorëzoi: Dokumentin e vlerësimit të rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, të cilët e vlerësuan si shumë të rëndësishëm dhe model për komunat tjera. Ndërsa, zyrtarët e Ministrisë, shprehën gatishmërinë që të ketë koordinim në planet rreth fatkeqësive natyrore, ngritjen e kapaciteteve komunale për menaxhimin e fatkeqësive, organizimin e trajnimeve të ndryshme me grupet vullnetare dhe gatishmërisë emergjente në Komunën e Rahovecit. Në fund, palët e falënderuan njëri-tjetrin për zhvillimin e këtij takimi produktiv dhe për bashkëpunimin e mëtejmë!