KRYETARI LATIFI PRITI TË MBIJETUARIT E MASAKRËS SË PASTASELIT

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi priti dy nga trembëdhjetë të mbijetuarit e Masakrës së 31 marsit në Pastasel, Tahir Krasniqin dhe Beqir Krasniqin. Atë ditë forcat barbare serbe ekzekutuan dhe masakruan 106 qytetarë shqiptarë të moshave të ndryshme e të të dy gjinive, ku vetëm një fije e hollë e ndante jetën e tyre nga vdekja, vdekje të cilën e panë me sy, por, për fatin e tyre të mirë shpëtuan për tu bërë rrëfimtarë dhe dëshmitarë të gjallë të atij tmerri. Tahir Krasniqi dhe Beqir Krasniqi dëshmuan kudo për Masakrën e 31 marsit, dëshmuan edhe në Tribunalin Ndërkombëtar të Krimeve në Hagë, duke rrëfyer tmerret dhe krimet që ata panë me sytë e tyre, për të vënë dritë mbi gjenocidin shtetëror serb nën udhëheqjen e diktatorit dhe kriminelit Sllobodan Millosheviq, të kryer mbi popullatën shqiptare, kudo. Ndonëse mes shumë vuajtjesh dhe dhimbjesh këta me forcën e tyre na treguan që jeta e re vazhdon edhe të ngrihesh mes vdekjesh nuk është  e lehtë, por, nuk është as e pamundur. “Me përkushtimin tim më të madh si kryetar komune, sot, në shenjë respekti për gjithë atë çka këta përjetuan, u ndava mirënjohje me motivacion: “Për mundin, sakrificën dhe dëshmitë e luftës paraqitur edhe para Tribunalit Ndërkombëtar të Krimeve të Luftës në Hagë, për zbardhjen e krimeve serbe”. U uroj shëndet të plotë dhe jetë të gjatë, bacës Beqir dhe bacës Tahir, bashkë me familjet e tyre!”- tha më tej Latifi.

May be an image of 3 people and people standing

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …