Kryetari Latifi së bashku me drejtorin e DKA-së, mbajtën takimin e radhës me drejtorët e shkollave të komunës së Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me drejtorin e DKA-së, mbajtën takimin e radhës me drejtorët e shkollave të komunës së Rahovecit. Çështjet si mbarëvajtja e procesit edukativo-arsimor, përfundimi i vitit shkollor, aspektet e sigurisë në shkolla, funksionimi i mirë i organeve drejtuese të shkollave dhe koordinimi i aktiviteteve të përbashkëta, ishin tema për të cilat u diskutuan. Kërkoi nga drejtorët e shkollave, që të jenë në nivelin e duhur të detyrës dhe të rrisin nivelin e përkushtimit për proces të rregullt mësimor dhe funksionim të duhur të organeve drejtuese në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim. Gjithashtu prezantuan ecurinë e projekteve në vazhdim dhe atyre të planifikuara në fushën e arsimit. “Mbesim të përkushtuar që të rrisim edhe më tej bashkëpunimin e ndërsjellët, në mënyrë që të jemi në koordinim të plotë me plotësimin e kërkesave dhe nevojave që ka arsimi në komunën tonë për t’u rritur cilësia e tij.”- u shpreh kryetari Latifi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …