Kryetar i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar edhe nga nënkryetari, Fatmir Iska, si çdo të enjte edhe sot i kanë takuar qytetarët të cilët kanë caktuar termin për takim. “Takimet me qytetarët e Rahovecit janë gjithmonë në funksion të përmbushjes së qëllimeve, planeve dhe projekteve, të cilat e përmirësojnë cilësinë dhe mirëqenien e përgjithshme të jetës së tyre. Edhe kjo e enjte e takimeve me qytetarë, ishte shumë produktive. Falënderoj të gjithë ata që sot ishin në zyrën time dhe paraqitën këshillat, kërkesat, si dhe vërejtjet që kishin rreth punës sonë”, ka thënë kryetari Latifi. Pritja e qytetarëve apo takimet e drejtpërdrejta me qytetarë mbahen çdo të enjte, nga ora 13:00.