Kryetari Latifi takim me banorët e Lagjes numër 4 të Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi  bashkë me kandidatët për deputet nga dega e AAK-së në Rahovec, Ardian Rama, Saranda Salteku dhe Afrim Dina u takuan mbrëmë me banorët e lagjes nr. 4 të qytetit. Njerëz të vendosur dhe të përkushtuar, që gjithmonë kanë qenë themeli i suksesit tonë të përbashkët. Në këtë takim, ka shkruar në facebook, kryetari Latifi, kemi ndarë ide konkrete dhe plane të qarta për zhvillimin e Rahovecit dhe për forcimin e Kosovës.

Mbështetja e tyre na frymëzoi në përpjekjet tona. Prandaj, ne kemi vizionin e qartë dhe guximin për ta kthyer atë në realitet – një Rahovec më të zhvilluar.

Ju ftoj që më 9 shkurt të na besoni votën tuaj!

Bashkë, PËR RAHOVECIN, PËR KOSOVËN FITUESE, Smajl Latifi – Nr16!

Kontrolloni gjithashtu

Filloi aksioni për pastrimin e ambientit në Viti

Në komunën e Vitisë ka nisur sot aksioni për pastrimin e ambientit, i organizuar nga …