leoni

Kryetari Latifi takohet me fermer, ekspert të BE-së dhe të MBPZHR-së

Në shtëpinë e verës në Rahovec, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka takuar fermerët e komunës, ekspertët e BE-së dhe të MPBZhR-së, me të cilët ka biseduar për plasimin e prodhimeve të bujqve në tregun e shteteve të Bashkimit Evropian, siguria në ushqim, mbrojtja e prodhimeve vendore dhe tema të ngjashme. Kryetari Latifi gjatë takimi është shprehur se mund të konstatojmë se Rahoveci ka kapacitete dhe produkte cilësore për eksport dhe se do të angazhohemi shumë bashkërisht që të punohet në rritje të eksportit dhe rrjedhimisht prodhimit. “Në thirrjen që është e hapur në sektorin e bujqësisë nga Komisioni Evropian, shpresojmë që të kemi sa më shumë dobi për komunën tonë, kur dihet se në të kaluarën, disa kompani nga Rahoveci kanë fituar grante dhe mundësia për përfitim nga bujqit është shumë e mirë” ka thënë kryetari Latifi. Ndërsa menaxheri i projekteve për sektorin e bujqësisë në zyrën e BE-së në Kosovë, Arton Osmani, Hysni Nura udhëheqës i divizionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Siguri Ushqimore, në Ministrinë e Integrimit Evropian dhe Bejtullah Haxhimurati themeluesi i verarisë “Biopak”, u kanë thënë fermerëve të pranishëm në takim, se ne jemi këtu që të diskutojmë dhe më pas edhe t’ju ndihmojmë në plasimin e produkteve që ju i prodhoni në tregun e BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …