Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, është takuar me inspektorët e komunës së Rahovecit. Në këtë takim kryetari Latifi me inspektorët komunal ka diskutuar për inspektimin e ndërtimeve, ambientit, lokaleve afariste, hapësirave publike etj.
Kryetari Latifi ka thënë se gjatë këtij takimi jemi dakorduar bashkërisht që të rritet intensiteti i punës së këtij sektori mjaft të rëndësishëm për Rahovecin.