Kryetari Latifi takohet me inspektorët e Komunës së Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi së bashku me drejtorin e Inspektoratit, Besnik Hoti është takuar me inspektorët e komunës së Rahovecit.

Krahas prioriteteve, siç janë: Eliminimi i konkurrencës së padrejtë tregtare, mbrojtja e hapësirave publike, krijimi i një mjedisi të pastër, parandalimi i ndërtimeve ilegale, në këtë takim kryetari Latifi me inspektorët komunal ka diskutuar për rritjen e intensitetit të punës dhe inspektimeve nga ana e inspektorëve komunal, si dhe shqiptim të gjobave mandatore për të gjithë ata që nuk veprojnë sipas ligjeve në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …