Kryetari Latifi takoi udhëheqjen e KRU “Gjakiova”

Kryetari i Komunës s Rahovecit Smajl Latifi, në shoqërimin e drejtoreshës për Punë Inspektuese, Nora Boshnjaku, janë takuar me Visar Hasin, ushtrues i detyrës i KRU “Gjakova”, dhe zyrtarë të lartë të kësaj kompanie. Ata diskutuan rreth investimeve në sektorin e ujit të pijshëm dhe dobinë që do të sjellin projektet e përbashkëta në mes të komunës së Rahovecit dhe Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, rreth bashkërendimit të investimeve në sektorin e ujit të pijshëm si në projektet: Rahovec – Hoçë e Madhe – Zaqisht – Opterushë, projekti i ujit të pijshëm në Senoc, zgjidhja e problemit me ujë të pijshëm për fshatrat Vrajakë dhe Bratatin, reduktimet në Zonën 3 – Rahovec e shumë çështje të tjera me qëllim të zgjerimit të zonës operative të furnizimit me ujë të pijshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …