Kryetari Latifi takon drejtorët e shkollave të komunës së Rahovecit

Në shoqërimin e Drejtorit të Arsimit dhe stafit të DKA-së, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, takoi drejtorët e shkollave dhe këshillat drejtues. Të pranishëm ishin edhe pjesëtarë nga Stacioni Policor i Rahovecit si bartës të sigurisë dhe qetësisë publike dhe kryetarja e këshillit komunal të prindërve. Çështjet si mbarëvajtja e procesit edukativo-arsimor, aspektet e sigurisë në shkolla, funksionimi i mirë i organeve drejtuese të shkollave dhe koordinimi i aktiviteteve të përbashkëta, ishin tema për të cilat u diskutuan. Gjithashtu, kryetari Latifi së bashku me drejtorin e DKA-së prezantuan ecurinë e projekteve në vazhdim dhe atyre të planifikuara gjatë këtij viti në fushën e arsimit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …