Kryetari Latifi takon humanistin Halil Kastrati

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në prani të Bjondina Kleqkës drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, ka pritur në zyrën e tij humanistin Halil Kastrati me të cilin ka biseduar për ndërtimin e 7 shtëpive për persona në nevojë. Kryetari, Latifi e ka falënderuar humanistin Kastrati për punën që po bënë dhe i ka premtuar se edhe komuna e Rahovecit do të kontribuoj në ndërtimin e 7 shtëpive për persona në nevojë për gjatë vitit 2019. Nga ana e tij humanisti, Kastrati e ka falënderuar kryetarin Latifi, për gatishmërinë e treguar për të mbështetur ndërtimin e 7 shtëpive, për personat në nevojë në komunën e Rahovecit që pritet të ndërtohen gjatë vitit 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …