Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij të mërkurën ishte për vizitë në Bashkësisë Islame në Rahovec ku u prit nga ef. Shani Sylka.
Në postimin e tij në facebook, kryetari Latifi ka shkruar:
Këshilli i Bashkësisë Islame në Rahovec ka një rol të rëndësishëm në shoqërinë tonë, duke kontribuuar në ruajtjen e vlerave fetare, kulturore dhe sociale. I shoqëruar nga bashkëpunëtorët, u mirëpritëm përzemërsisht nga ef. Shani Sylka dhe ekipi i tij, me të cilët ndamë ide frymëzuese mbi iniciativat që përforcojnë harmoninë ndërfetare dhe mbështesin shoqërinë.
Gjatë takimit, vlerësuam bashkëpunimin e shkëlqyer ndër vite dhe biseduam për mundësi të reja që do të forcojnë edhe më tej rolin e KBI-së në përballimin e sfidave.
Falënderoj ef. Shani Sylkën dhe bashkëpunëtorët e tij për mikpritjen e ngrohtë!