Gjatë ditës së martë, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i shoqëruar edhe nga drejtorët e drejtorive komunale, ka mbajtur takim me kryetarët e këshillave të fshatrave dhe lagjeve të Rahovecit.
“Në takim me kryetarët e këshillave të fshatrave dhe lagjeve të Rahovecit, bashkë për partneritet të vazhdueshëm, ku përmes këshillave, vërejtjeve dhe kërkesave, po bëhen pjesë e pandashme e ndikimit në përmirësimin e jetës së gjithë qytetarëve të komunës së Rahovecit. Faleminderit për kontributin”, ka thënë kryetari Latifi.