Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në një postim të tij në facebook me rastin e fillimit të vitit të ri shkolloë është shprehur: Të dashur fëmijë, nxënës, mësimdhënës dhe prindër! Urime fillimi i vitit të ri shkollorë.
Pas pushimit veror, në të gjitha shkollat e komunës së Rahovecit filloi viti i ri shkollorë, me këtë rast i uroj të gjithë nxënësit për mbarësi dhe suksese në mësimnxënie. Po ashtu, të gjithë punëtorëve të arsimit, në veçanti mësimëdhënësit për rifillimin e punës së tyre fisnike në edukimin e gjeneratave të reja.