Kryetari Latifi uron komunitetin Egjiptian për Ditën Memoriale

Kryetari i komunë së Rahovecit Smajl Latifi e ka uruar komunitetin egjiptian me rastin e 24 qershorit ditës memorial të tyre. Ai ndër të tjera ka thënë: Dua të shpreh respektin tim dhe të Komunës së Rahovecit ndaj komunitetit egjiptian. Në këtë Ditë Memoriale, le të reflektojmë mbi trashëgiminë dhe kontributin e komunitetit egjiptian në komunën tonë në luftë, në paqe e në të gjitha proceset e shtetndërtimit, duke vlerësuar dhe duke promovuar diversitetin tonë kulturor dhe harmoninë e bashkëjetesës. Komuna e Rahovecit, me përkushtim kryen punë që lidhen me komunitetet pakicë, duke adresuar dhe duke ofruar barazi të plotë në përmbushjen e nevojave të tyre në të gjitha çështjet, pa dallime.

Urime!

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …