Kryetari Latifi, uron të gjithë fëmijët me rastin e ditës ndërkombëtare të tyre

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, uron të gjithë fëmijët me rastin e ditës ndërkombëtare të tyre, ai ndër të tjera tha: “1 Qershori” është një ditë e veçantë, dita e së ardhmes, Dita e Fëmijëve. Fëmijët, padyshim pasqyrojnë themelin në të cilin bazohemi të gjithë për secilin veprim tonin. Si institucione, kemi përgjegjësi edhe më të madhe që të jemi pranë tyre e të respektojmë të drejtat e fëmijëve, duke u mundësuar atyre një jetë dhe të ardhme të dinjitetshme. Për këtë është bërë jo pak, por padyshim se ka akoma shumë punë! Nën organizimin e Drejtorisë për Arsim, Drejtorisë për  Kulturë, Rini dhe Sport dhe shoqatës “Hareja”, në Rahovec u kremtua kjo ditë me program të pasur, në të cilin protagonistë ishin pikërisht fëmijët. Le të punojmë edhe më shumë bashkë, si shoqëri, që çdo ditë ta bëjmë ditë të shënuar për fëmijët tanë!

Mund të jetë një imazh i teksti

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …