leoni

Kryetari Latifi uron të gjithë veteranët në ditën e tyra

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me rastin e 30 dhjetorit ditës së Veteranit ka kujtuar në këtë ditë dëshmorët dhe veteranët e UÇK-së që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës, ndër të tjera tha: 30 Dhjetori – Dita e Veteranit, shërben për çdo vit si një datë përkujtimi, respekti e falënderimi për të gjithë ata që iu bashkuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kohët më të rënda që po kalonte atdheu ynë. Ata vinin gjithandej, përmes erës së barotit në fusha, rrugë, kodra e male. Erdhën me betimin e shenjtë pranë shoqeve e shokëve të rënë në betejat kundër okupatorit. Gatishmëria e çdo veterani për t’u sakrifikuar e për t’u shkrirë për liri, e ka dhe do ta ketë përjetësisht vendin e veçantë në historinë e kombit tonë.

URIME DITA E VETERANIT TË UÇK-së!

 

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan kontratën për realizimin e projektit “Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatrat e Komunës së Deçanit

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj nënshkroj të enjtën kontratën me përfaqësuesin e …