Si çdo të enjte, sot, kryetari Latifi priti në zyrën e tij qytetarë të shumtë, banorë nga shumë vendbanime të komunës së Rahovecit për t’i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre. Ata, para të parit të komunës shpalosën kërkesat e tyre, si adresë ku ata gjejnë zgjidhje.