Si çdo të enjte, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi priti në zyrën e tij qytetarë dhe mërgimtarë të shumtë, banorë nga shumë vendbanime të komunës së Rahovecit për t’i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre. Ata, para të parit të komunës shpalosën kërkesat e tyre, si adresë ku ata gjejnë zgjidhje.