leoni

Kryetari Latifi vazhdon me vizita nëpër biznese prodhuese

Kryetari i komunës së Rahovecit, z.Smajl Latifi me bashkëpuntorë e nisi ditën me një vizitë në biznesin familjar “Metal Shehu,” një traditë e trashëguar që nga viti 1984.

Kryetari Latifi tha se ishte kënaqësi të takoja pronarin Menan Shehu dhe ekipin e tij prej 6 punëtorësh, të cilët me përkushtim merren me përpunimin e metaleve. Gjatë bisedës sonë, u ndalëm tek sfidat e tyre kryesore, veçanërisht mungesa e punëtorëve të kualifikuar, një çështje që kërkon angazhim të përbashkët për zgjidhje.

Falënderoj familjen Shehu për punën dhe përkushtimin e tyre, duke u uruar suksese të mëtejshme, ka shkruar në facebook, kryetari Latifi.

“Agro Alf Shulina,” një shembull i shkëlqyer i potencialit të Rahovecit në industrinë e verës

Vizitën nëpër biznese prodhuese kreu i komunës e vazhdoj tek bodrumi “Agro Alf Shulina,” që paraqet një shembull të shkëlqyer të potencialit të Rahovecit në industrinë e verës. Me pronar Florim Shulinën, ky bodrum ka arritur të kthehet në një pikë referimi për prodhimin dhe eksportin e verërave cilësore.

Me një kapacitet prodhimi prej 500,000 litrash, ky bodrum ofron gjashtë varietete të ndryshme të verës. Përveç tregut vendor, “Agro Alf Shulina” ka arritur të eksportojë në vende të ndryshme, përfshirë Gjermaninë, duke dëshmuar cilësinë dhe reputacionin e verës së Rahovecit jashtë vendit.

Kryetari Latifi ndihet krenar që Rahoveci ka biznese të tilla që e vendosin emrin e qytetit në hartën ndërkombëtare të prodhimit të verës!

Falënderoj z. Shulina për pritjen dhe uroj për suksese të reja, ka shkruar në faqen e tij në facebook, kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj bashkëbisedon me një grup studentësh nga Deçani

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka realizuar një takim të veçantë me …