leoni

Kryetari Latifi vazhdon me vizita nëpër biznese private

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka vazhduar të enjtën vizitat e tij me bashkëpunëtor nëpër bizneset e komunës që ai drejton.

Në postimin e tij në facebook, kryetari Latifi ka shkruar:

Dita ime vazhdoi me vizita të frytshme te dy bizneseve në Rahovec. Së pari, vizitova “A&A Salon”, një sallon floktarie që drejtohet nga Albison Haxhimustafa. E veçanta e këtij salloni është mundësia për të rezervuar termin përmes aplikacionit, duke e bërë shërbimin më të shpejtë dhe të thjeshtë për klientët:

https://apps.apple.com/si/app/a-a-salon/id6502869254.

Pas kësaj, vizituam “NOY Cosmetic”, biznesin e kozmetikës të hapur nga vëllai i Albisonit, Veton Haxhimustafa. Ky biznes i ri është një tjetër shembull i suksesshëm i rritjes së sektorit privat dhe krijimit të mundësive për qytetarët tanë.

Faleminderit për pritjen!

Urime, suksese dhe mbarësi për Albisonin, Vetonin dhe ekipin e tyre, ka shkruar në postimin e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu priti në takim Drejtuesit e Kuvendit të të Rinjve

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka mirëpritur të mërkurën në një takim …