Kryetari Latifi vizitë në Qendrën për Punë Sociale në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, Samir Mustafa, kanë vizituan Qendrën për Punë Sociale në Rahovec (QPS). Gjatë vizitës së bërë në QPS, kryetari Latifi u prit nga drejtori i QPS-së Bilbil Oruqi dhe punëtorët e kësaj qendre. Gjatë takimit u bisedua për funksionimin dhe rritjen e efikasitetit të këtij institucioni, për shqetësimet që ka QPS-ja, për skemat sociale si dhe për ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët e komunës së Rahovecit. Ndërsa, kryetari Latifi, u shpreh i gatshëm që në mënyrë institucionale t’ju ofroj mbështetjen e duhur për personelin e këtij institucioni, në mënyrë që  punët në këtë institucion të ecin mirë dhe qytetarët të marrin shërbimet e tyre të cilët ofrohen në kuadër të QPS-së, pa ndonjë vonesë të pa arsyeshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …