leoni

Kryetari Latifi vizitoi mësimdhënësit e Shkollave të Mesme të larta

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me nënkryetarin, drejtorin e arsimit dhe zyrtarin e DKA-së, ishin për vizitë në Shkollën e Mesme të Lartë “Xhelal Hajda-Toni” dhe në Institucionin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional “Selajdin Mullaabazi – Mici”. Në këtë takim u pritën nga organet drejtuese dhe mësimdhënësit e këtyre dy institucioneve të arsimit të mesëm të lartë dhe arsimit profesional dhe bashkëbiseduan për shumë çështje që ndërlidhen me procesin edukativo- arsimor. Shprehen përkushtimin dhe gatishmërinë rreth mbarëvajtjes së procesit mësimor, që së bashku me DKA-në të japin kontributin maksimal për t’u angazhuar në realizimin e projekteve komunale, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve dhe në ngritjen e cilësisë!

May be an image of 6 people and people standing

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …