Kryetari Latifi vizitoi punëtorët të cilët janë duke bërë mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra publike

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga Fatmir Iska, nënkryetar i Komunës, kanë parë nga afër punën të cilën janë duke e bërë të punësuarit nga Komuna për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra publike. Me këtë rast, Kryetari Latifi  gjatë vizitës, ka kërkuar nga përgjegjësi i  punëtorëve që të jenë shumë të kujdesshëm në mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra publike, pasi që siç tha kryetari Latifi, krijimi i hapësirave të gjelbra publike dhe ambienti i pastër është njëri nga prioritetet kryesore të Qeverisë Komunale të Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …