Kryetari Latifi vizitoi punimet në ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare-Emergjenca në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga Fatmir Iska, nënkryetar i Komunës, Samir Mustafa drejtor i DSHMS-së dhe Artan Asllani, drejtor i EZhT, kanë vizituar punimet të cilat janë duke u bërë, në ndërtimin e  objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare-Emergjenca në Rahovec. Për ecurinë e punimeve të projektit “Ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare-Emergjenca në Rahovec”, zyrtarët komunal janë informuar nga përgjegjësit e firmës kontraktuese nga ana e komunës, të cilët kanë thënë se ecuria e punimeve është duke shkuar sipas planit dhe deri më tani nuk kanë pasur asnjë problem në ngecjen e punimeve. Ndërtimi i objekt të ri të QKMF-së, do të lehtësoj punën personelit të cilët do të punojnë në këtë objekt, si dhe do të ndikoj edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët të cilët shërbimet shëndetësore i marrin në këtë QKMF.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …