leoni

Kryetari Latifi vizitoi punimet për ndërtimin e ndriçimit publik në fshatin Xërxe

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar edhe nga Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike, kanë vizituar punimet të cilat janë duke u realizuar në ndërtimin e ndriçimit publik në fshatin Xërxe. Kryetari Latifi, u shpreh se kemi vendosur me prioritet të lartë këtë vendbanim ku tashmë po zbatojmë në praktikë edhe një premtim të dhënë për Xërxën sipas të cilit do të ketë ndriçim publik brenda mandatit tim. Po e kryejmë këtë punë në vitin e parë të qeverisjes. “Filluam me Xërxën e do të vazhdojmë ndriçimin publik, sipas prioriteteve, në Rahovec si dhe në vendbanime tjera të komunës”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Për shkak të punimeve me 22 dhe 23 prill bllokohen rrugët “Xhevat Kasapi” dhe “Muharrem Dina”

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në facebook, njofton qytetarët …