leoni

Kryetari Latifi vizitoi rrugën Rahovec – Hamoc – Fortesë e cila filloi të ndërtohet

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe drejtorin e Bujqësisë, bënë një vizitë në rrugën Rahovec – Hamoc – Fortesë, në të cilën po zhvillohen punimet. Kjo rrugë është e gjatë mbi 10 kilometra dhe është investim i Ministrisë së Infrastrukturës e që po realizohet nga komuna e Rahovecit. Rruga është e një rëndësie të veçantë për qytetarët, po ashtu, sepse është zonë e mbuluar me vreshta dhe toka të punuara bujqësore, e që e rrahin mbi 1000 fermerë, të cilët do ta kenë qasjen e lehtë deri te tokat e tyre.

Të tilla investime, lehtësojnë qarkullimin dhe i japin pamje të bukur kësaj zone vreshtare, ka thënë me këtë rast kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …