Kryetari Latifi vizitoj “Stone Castle”

Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpuntorët e tij ka vizituar perlën e vreshtarisë dhe verarisë në Kosovë, “Stone Castle”.

Në postimin e tij në facebook, kryetari Latifi ka shkruar:

Sot pata kënaqësinë të vizitoj “Stone Castle”, perlën e vreshtarisë dhe verarisë në Kosovë, ku u prita ngrohtësisht nga Ali Gecaj, nipi i pronarit Rrustem Gecaj, si dhe menaxhmenti i tij.

Me mbi 2200 hektarë vreshta dhe kapacitet prodhimi prej mbi 10 milion litrash verë në vit, kjo kantinë është një nga kantinat më të mëdha private në Evropë. Rreth 250 punëtorë angazhohen çdo ditë për të siguruar prodhim dhe cilësi të lartë. Vjelja e rrushit bëhet me dorë dhe makineri, nën mbikëqyrjen e stafit të specializuar, duke siguruar vlerësimin e maturimit të saktë. Vjelja në Stone Castle fillon në fillim të shtatorit dhe përfundon në gjysmën e dytë të tetorit. Vera ruhet dhe maturohet në fuçi druri në bodrumin nëntokësor me kapacitet deri në 5 milion litra, duke garantuar cilësi të lartë dhe traditë.

Po ashtu, Stone Castle ka edhe qindra hektarë grurë.

Me kapitalin e saj, kjo kompani po e ndërton edhe një resort që kap vlerën mbi 10 milion euro, i cili do të jetë atraksion i bukur dhe i rëndësishëm agroturistik.

Stone Castle është një histori suksesi që përpos Rahovecit, promovon edhe Kosovën në tregjet ndërkombëtare! Ka shkruar i pari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Vesel Krasniqi viziton “Urani Farm” : Ministria e Bujqësisë ia ka refuzuar subvencionimin, ani se e kishte shpallur fermë të vitit

Nënkryetari i komunës së Malishevës dhe Kandidati për deputet i Koalicionit NISMA-AAK,  Vesel Krasniqi i …