Kryetari Latifi viziton institucionet e rëndësishme që kujdesen për qytetarët e Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka vizituar disa nga institucionet komunale si, QKMF-në “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec e cila është një storie suksesi, ku pas investimeve të komunës në ndërtimin e objektit modern, tashmë aty ofrohen shërbime të shumta dhe cilësore për qytetarët e Rahovecit. Të gjitha repartet janë funksionale si dhe procesi i vaksinimit po vazhdon dhe menaxhohet mirë. Po ashtu vizitë bëri kryetari Latifi edhe zjarrfikësit, ai tha se kemi investuar shumë në pajisjet e ndryshme të nevojshme, por edhe kemi fituar donacione të shumta të cilat kanë ndihmuar që të rritet cilësia e punës dhe shërbimeve. Sigurisht, qeveria duhet të kujdeset për paga më të mira për zjarrfikësit sepse padyshim i meritojnë ato. Ndërkohë, “Eko Regjioni” me punëtorët që janë heronjtë e ditëve të sotshme, kujdeset për mjedisin e pastër, një nga prioritetet tona më të rëndësishmet, ka thënë kryetari Latifi. Edhe këtu kemi punuar mjaft, sidomos me donacionet e shumta të fituara si grantet e përformancës për mjedis të pastër nga Japonia, por do të vazhdojmë të kontribuojmë në përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe mjedisit në Rahovec, është shprehur kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …