Kryetari Latifi, viziton QKMF-në “Fahredin Hoti” në qytetin e Rahovecit

Gjatë ditës së sotme, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska, kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Fahredin Hoti”, në qytetin e Rahovecit. “Me qëllim që të kemi një vlerësim më objektiv dhe më të qartë për gjendjen epidemiologjike me COVID 19, ekipi ynë i QKMF-së në Rahovec ka filluar me teste rapide, ku rezultatet janë të shpejta dhe të sakta”, ka thënë kryetari Latifi. Kryetar Latifi, ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët e komunës së Rahovecit, që ta shfrytëzojnë mundësinë e krijuar dhe të marrin shërbimin për të mirën e tyre, çdo ditë pune, prej orës 10:00-13:00.

Kontrolloni gjithashtu

Samra Kërqagu u zgjodh kryesuese e re e Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara

Në Rahovec në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, …