Kryetari Latifi zhvilloi takimin e parë këshillues me 28 përfaqësues nga komuniteti i biznesit për themelimin e Këshillit Publiko – Privat

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori i DEZHT, Erhan Morina, zhvilluan takimin e parë këshillues me 28 përfaqësues nga komuniteti i biznesit për themelimin e Këshillit Publiko – Privat, të inicuar nga USAID-i si njëri prej aktiviteteve të rëndësishme në qeverisjen e Pronës, në bashkëpunim dhe partneritet me komunën e Rahovecit, si pjesë e projektit për qeverisje të mirë të pronës. Ky këshill do të ketë karakter këshillëdhënës, do të mbajë takime të rregullta me qëllim të paraqitjes së kërkesave dhe harmonizimit të tyre, artikulimit dhe përkrahjes së sektorit privat, duke shfrytëzuar kornizën ligjore, në mënyrë që sektori privat përmes dialogut të vazhdueshëm me sektorin publik, të krijojë mundësi dhe lehtësira që potenciali ynë dhe resurset tona të përdoren për përparimin e zhvillimit ekonomik lokal. Kryetari Latifi tha se do të vazhdojmë të jemi partner serioz me sektorin privat, që ta përkrahim atë e t’i japim sa më shumë mundësi e lehtësira, kornizë ligjore sa më të përshtatshme dhe mjedis miqësor për më shumë arritje në zhvillimin ekonomik, punësimin e të rinjve dhe rritjes së mirëqenies së përgjithshme. Njëherit kryetari Latifi e ka falënderuar USAID-in për këtë nismë dhe për bashkëpunimin!

Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz të ulur dhe tabelë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …