Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa: Çdo fillim i ri fillon në fund të një fillimi të vjetër”

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa: Çdo fillim i ri fillon në fund të një fillimi të vjetër”

Kryeministri në largim dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes një postimi në rrjetin social ka shkruar se qeverisja bazohet në njerëz, por votat janë numra dhe sipas tij PAN-i nuk i ka as votat, e as njerëzit. “Në zgjedhje ka marrë përkrahjen e çerekut të votuesve, kurse çereku i votave nuk paraqet kurrfarë shumice për të pretenduar për t’i bërë institucionet”, shkruan Mustafa. “Fillimi i Ri i PDK-së dështoi. “Çdo fillim i ri fillon në fund të një fillimi të vjetër”. Dhe ky fillim i PDK-së, që ishte mohim i vetvetes, nuk e pat as fatin e kësaj të vërtete shkencore.  Numrat, për të cilët ka dalë në gjueti Koalicioni PAN, janë gëlltitje e kritikave se qeverisja nuk bazohet në numra.  Në fakt qeverisja bazohet në njerëz, por votat janë numra. PAN nuk i ka as votat e as njerëzit. Në zgjedhje ka marrë përkrahjen e çerekut të votuesve, kurse çereku i votave nuk paraqet kurrfarë shumice për të pretenduar për t’i bërë institucionet.  Në këtë shoqëri, secili duhet të bartë pasojat e veprimeve të veta”, ka shkruar kryeministri në largim.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …