Mustafa: LDK do të publikojë emrat e atyre që dëmtojnë ambientin me postere

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa: Lëvizja Vetëvendosje nuk e fitoi Prishtinën në vitin 2013 ia fitoi PDK-ja

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka shkruar në Facebook se Lëvizja Vetëvendosje nuk e fitoi Prishtinën në vitin 2013, por ia fitoi PDK-ja. “Ishin këto dy parti dhe patericat e PDK-së, që i kapi tmerri i fitores së LDK-së në shumë komuna në vitin 2013, krijuan koalicion të fshehur u mobilizuan dhe arritën të përmbysin diferencën prej rreth 9000 votave”, ka shkruar Mustafa.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk e fitoi Prishtinën në vitin 2013. Ia fitoi PDK-ja. Ishin këto dy parti dhe patericat e PDK-së, që i kapi tmerri i fitores së LDK-së në shumë komuna në vitin 2013, krijuan koalicion të fshehur u mobilizuan dhe arritën të përmbysin diferencën prej rreth 9000 votave, që unë si kandidat për të parin e Prishtinës kisha para Shpend Ahmetit dhe para të gjithë kandidatëve tjerë. Po të mos ishte përkrahja dhe koalicioni PDK-VV, sot Vetëvendosjen do ta mbulonte pluhuri në ndonjë sirtar të lëvizjeve politike.  Kadri Veseli e pranoi në një intervistë se ai kishte bashkëpunuar ngushte me Shpend Ahmetin për një vit pas zgjedhjeve lokale. Kjo përputhet me përgatitjen e 70 dosjeve, sepse kur bashkohet VV që ua ngjet mikrofonat dhe kamerat e fshehta aktivistëve të tyre për të inskenuar afera dhe shefi i SHIK-ut, s’pritet zhvillim as prosperitet veç dosje dhe akuza”, thuhet në shkrimin e Mustafës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …