Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka theksuar se subjekti i tij ka dalë partia më e madhe në vend. Në një konferencë për media, ai ka thënë se sipas rezultateve të brendshme, kanë arritur që t’i ruajnë komunat të cilat i kanë drejtuar në mandatin e fundit. “Sipas rezultateve të deritanishme ne i kemi fituar nëntë komuna, derisa presim fitore edhe në 15 komuna tjera. Këto rezultate e konfirmojnë rikthimin në vendin që e ka pasë si partia më e madhe në vend. Dëshiroj t’i falënderoj qytetarët për kryetarët tonë të komunave”, ka theksuar Mustafa. “Jemi pa balotazh në Pejë, fitues në Burim, Gjilan, Besianë, Ferizaj, Suharekë dhe në Fushë Kosovë. Po ashtu jemi në garë në Prishtinë, Mitrovicë dhe në Prizren”, thonë në LDK.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …