Ambasadori i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, vizitoi Lëvizjen Vetëvendosje. Ai u prit nga Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti, nënkryetarja Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, dhe deputetja e Kuvendit të Republikës, Fitore Pacolli. Në takim u bisedua për situatën e përgjithshme në vend me theks të veçantë për zhvillimet e fundit politike. Po ashtu u diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës si dhe mundësitë për ta thelluar e zgjeruar këtë bashkëpunim në interes të ndërsjellët. Kryetari Albin Kurti e njoftoi ambasadorin Lebet me qëndrimet, sfidat dhe vizionin e Lëvizjes Vetëvendosje Në fund të këtij takimi të dyja palët u dakorduan për vazhdimin e komunikimit dhe të takimeve të rregullta.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …