Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe sekretari organizativ, Ismail Kurteshi takojnë strukturat e partisë

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe sekretari organizativ, Ismail Kurteshi takojnë strukturat e partisë

Kryetari i sa po zgjedhur i  Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ushtruesi ii detyrës së sekretatit organizativ, Ismail Kurteshi  kanë takuar drejtuesit e qendrave të partisë.

“Kryetari, Albin Kurti dhe ushtruesi i detyrës së Sekretarit Organizativ Kurteshi takojnë në takime të ndara administratorët dhe kryetarët e Qendrave Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, së bashku me ushtruesin e detyrës së Sekretarit Organizativ, Ismajl Kurteshi, takuan në dy takime të ndara fillimisht administratorët e më pastaj edhe kryetarët e Qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në këto takime u fol mbi punët organizative në Qendrat e Lëvizjes dhe detyrat që ato i presin në shtrirjen strukturore të organizatës si dhe promovimin e konceptit dhe programit të Lëvizjes në mjediset ku ata punojnë e veprojnë. Poashtu, kryetari Kurti, në të dy takimet i njoftoi të pranishmit me situatën politike në Kosovë, sfidat që e presin vendin tonë në vitin që sapo kemi hyrë dhe qëndrimet politike të Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbi këto sfida, siç janë demarkacioni, Gjykata Speciale, kontrata me Contur Global, etj”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga VV.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …