Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, se veprimet kundër institucioneve të Shtetitduhet të dënohen nga të gjithë. “Të gjithë bashkë, duhet të provojmë dhe të krijojmë një klimë më tolerante dhe një atmosferë më të mirë të punës dhe angazhimit të të gjithëve. Kujtoj se kjo klima e fundit e ndezjes së automjeteve dhe incidenteve të tilla, nuk është në favor të askujt. Ai ka thënë se ka vizituar degën e Gjykatës Themelore, dhe ka parë se është dëmtuar një zyre e gjykatës dhe është dëmtuar një veturë zyrtare. Rastet e sulmeve ndaj ndërtesave shtetërore në Kosovë, si dhe ndaj veturave zyrtare, shtrojnë nevojën urgjente që të zbardhen sa më shpejt, vlerësojnë ekspertë të fushës së sigurisë në vend. Këso lloj zhvillimesh të dhunshme, sipas tyre, krijojnë frikë dhe pasiguri te qytetarët e Kosovës. Policia e Kosovës, ndërkohë, ka konfirmuar se me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla kriminale, ka ndërmarrë masa shtesë me shtimin e pranisë policore të uniformuar dhe të atyre në rroba civile.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …