Kryetari Lladrovci pret në takim ish-zëvendësin e kryetaritn të Parlamentit Izraelit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të premten ka pritur në takim, ish-zëvendësin e kryetarit të Parlamentit të Izraelit, Yehiel Hilik Bar dhe një delegacion në përbërje të Damian Brikman, përfaqësues i kompanisë Kidik, dhe Labinot Ademi nga kompania Menora Enkidu. Fillimisht Lladrovci i falënderoi për vizitën dhe njoftoi delegacionin për mundësitë që Komuna e Drenasit ofron për investitorët e huaj për bashkëpunim në sfera të ndryshme me interes për të dy palët dhe qasjen proaktive të qeverisjes së tij në rritjen e bashkëpunimit dhe tërheqjen e investimeve të huaja, veçanërisht ato izraelite si me interes e domethënie të veçantë për Komunën e Drenasit. z.Hilik Bar falënderoi kryetarin Lladrovci për pritjen, ndau pjesë nga përvoja e tij në qeverisje dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në fushën e arsimit, sigurisë kibernetike dhe në industrinë e mençur në përgjithësi, si dhe  në bujqësi. Në takim u dakordua që bashkëpunimi të thellohet dhe konkretizohet më tej përmes një takimi në nivel ekspertësh. Kryetari Lladrovci u dha delegacionit dhurata punëdore nga Qendra për promovimin e të drejtave të grave në Drenas.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …