Kryetari Lladrovci priti në takim Zëvendëskryeministrin Kuçi ministrin Shala e Krasniqi

Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga nënkryetari, z. Arsim Haxhiu, shefin e kabinetit, z. Gani Sylaj dhe kryesuesin e Kuvendit, z. Naim Bazaj, ka pritur në takim Zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së Kosovës, z. Hajredin Kuçi, ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, z. Ferat Shala dhe ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik, z. Memli Krasniqi, me të cilët ka bashkëbiseduar për projektet që janë të planifikuara në Komunën e Drenasit për këtë vit.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci, ka njoftuar zëvendëskryeministrin Kuçi për mundësitë që ofron Komuna e Drenasit në zhvillimin ekonomik, në bujqësi dhe veprimtari tjera që janë në interes të përgjithshëm, por edhe me sfidat dhe prioritetet që ka kjo Komunë. Nga zëvendëskryeministri Kuçi dhe ministri Shala e Krasniqi, Lladrovci ka kërkuar për projektet që janë të planifikuara për këtë vit, të përfundojnë sipas planifikimeve. Zëvendëskryeministri Kuçi, fillimisht ka uruar kryetarin Lladrovci për marrjen e detyrës së re si kryetar komune dhe ka thënë se të gjitha projektet të cilat janë të planifikuara për këtë vit nga investimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, do të përfundojnë sipas afateve. Kryetari Lladrovci dhe Zëvendëskryeministri Kuçi, janë dakorduar edhe për investime të tjera në vitet e ardhshme për të mirën e qytetarëve të Komunës së Drenasit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …