leoni

Kryetari Lushtaku ua uron qytetarëve festën e Kurban Bajramit

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku i ka uruar qytetarët e Skenderajt. Në urimin e z. Lushtaku thuhet:

“Të nderuar qytetarë të Skenderajt, festat fetare tek secili nga ne ngjallin ndjenjën e silidaritetit dhe dashurisë mes njëri-tjetrin. Lë të jetë festa e Kurban Bajramit edhe një moment tjetër i solidaritetit dhe përkushtimit tonë të thellë për t’i hapur rrugë ndjenjave tona më humane në ndihmë për të sëmurët, për të moshuarit, për skamnorët dhe për të gjithë ata që kanë nevojë për dorën tonë. Festa e Bajramit është moment i veçantë për të kujtuar veprat heroike të dëshmorëve të kombit dhe të gjithë ata që me vetmohim dhe sakrificë sublime kontribuan për lirinë e vendit tonë. Të nderuar qytetarë, me lejoni që ne emrin tim dhe të institucioneve lokale të Skenderajt të shpreh urimet më të përzemërta që ju dhe familjet tuaja të kenë shëndet të plotë, lumturi të përhershme dhe begati. Në veçanti festën e Bajramit ua uroj familjeve të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së, përfaqësuesve të Bashkësisë Islame në Skenderaj, të gjithë besimtarëve të besimit islam dhe të gjithë qytetarëve të Skenderajt brenda dhe jashtë vendit. Uroj që Zoti të na ndihmojë të gjithëve në rrugën tonë të përbashkët drejt prosperitetit të vendit tonë, drejt ndërtimit të një shteti dhe shoqërie që ka synime të qarta evropiane, drejt ndërtimit të një vendi me të cilin do të krenohen fëmijët tanë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …