Kryetarja, Vjosa Osmani, ka dhënë detaje për takimin që ka pasur me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe ka bërë të ditur kërkesën e kryetarit të Francës, Emanuel Macron dhe kancelarit të Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, të cilëve u ka konfirmuar se mund të mbahen zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit, gjithnjë duke respektuar legjislacionin në fuqi. Ajo në një konferencë për media, në kuadër të samitit të dytë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Kishjev të Moldavisë , ka thënë se nuk kishte plane ta takonte kryetarin e Serbisë, Vuçiq por se është takuar pasi kishte këmbëngulje nga shumica e liderëve evropian. Gjatë këtij takimi, zonja Osmani tregoi se si kryetari Macron dhe kancelari Schultz, i kërkuan Kosovës që të organizojë zgjedhje të reja në veri, për të cilat ajo është pajtuar që të mbahen
Kontrolloni gjithashtu
Behxhet Sh. Shala-Bajgora: Vetëvendosja, nuk do të arrijë më shumë se 30% të votave në zgjedhjet e ardhshme
Analisti dhe veprimtari, Behxhet Sh. Shala-Bajgora ofron një analizë të ashpër dhe kritike mbi gjendjen …