Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, i cili kandidon edhe një mandat në zgjedhjet e 22 tetorit tha se qytetarët janë në dijeni se çka ka bërë Nisma në mandatin e kaluar. Ai premtoi se do të ndërtojnë shkolla dhe çerdhe të reja, ndërsa ka përmendur investimet që janë bërë gjatë kohës sa ka udhëhequr me Malishevën.
