Rinia Demokratike e Kosovës ka shënuar 25-vjetorin e themelimit. Në shënimin e kësaj ngjarjeje ka marrë pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Ai ka thënë se rënia është shpirti i Partisë Demokratike të Kosovës. Bashkë me të reja e të rinj të jashtëzakonshëm, shënuam 25-vjetorin e themelimit të Rinisë Demokratike të Kosovës. Një çerek shekulli aktivizëm, energji dhe përkushtim të palodhshëm për të ndërtuar një shoqëri, një shtet dhe një parti ma të mirë. Jam i lumtur dhe krenar që kjo organizatë, të cilës dikur i prija edhe unë, sot udhëhiqet nga të rinj të mrekullueshëm, me Arbnorën në krye. Ju falënderoj për një mbrëmje të paharruar dhe për agazhimin tuaj të pakursyer për #MaMirë. Mos harroni kurrë: ju jeni shpirti i Partisë Demokratike të Kosovës!”, ka shkruar Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
NATO-ja ka shprehur gatishmëri për të punuar me z. Peter Sorensen kur të fillojë punën si i dërguar i BE-së për dialogun mes Kosovës e Serbisë
NATO-ja ka shprehur gatishmëri për të punuar ngushtë me Peter Sorensenin kur të nisë zyrtarisht …