leoni

Memli Krasniqi

Kryetari, Memli Krasniqi, nëpërmjet një video-adresimi drejtuar të rinjve, ka ftuar ata t’i bashkohen platformës “Rinia 2022”

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi nëpërmjet një video-adresimi drejtuar të rinjve, ka ftuar ata t’i bashkohen platformës “Rinia 2022”. Ai ka thënë se rinia përmes angazhimit të hershëm politik mund të kontribuojë për t’i ndryshuar për të mirë gjërat në shoqëri. Si dikush që rrugëtimin politik e ka nisur si i ri, Krasniqi ka thënë se janë tri gjëra që ju garanton  dhe të cilave ua njeh peshën për të rinjtë që i bashkohen PDK-së: Hapësirë për veprim, besim në angazhim dhe përgjegjësi në vendimmarrje. “Pas shpalljes së zgjedhjeve të brendshme të Rinisë Demokratike të Kosovës, ne po lansojmë platformën digjitale ku secili mund të regjistroheni e të anëtarësoheni brenda 30 sekondave. Afati për t’u regjistruar dhe për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor është deri më 20 nëntor”, është shprehur kryetari i PDK-së. Krasniqi ka thënë se Kosovës i duhet energjia, vullneti dhe besimi i rinisë për ta përshpejtuar rrugën e zhvillimit për të cilën aq shumë ka nevojë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …