leoni

Kryetari Meta: Bashkëpunimi kundër terrorizmit me SHBA-të dhe NATO-n është vendimtar për sigurinë e Shqipërisë

Ilir Meta: Bashkëpunimi me Amerikën dhe NATO-n është vendimtar për sigurinë e Shqipërisë

Kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta, priti gjatë të shtunës një delegacion të Senatit të SHBA-së, kryesuar nga senatori Roy Blunt, ku është biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe kontributin e Shqipërisë në NATO dhe rolin e saj stabilizues në rajon. Delegacioni amerikan, i cili po zhvillon një vizitë pune faktmbledhëse në disa vende të Ballkanit Perëndimor, vlerësoi vizitën në Malin e Zi të zëvendës presidentit të SHBA-së, Mike Pence dhe mesazhet e tij të qarta mbi çështje të sigurisë rajonale, ato të koordinimit të veprimeve në kuadër të luftës globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Kryetari Meta nënvizoi se siguria është baza e prosperitetit dhe zhvillimit të rajonit ndaj bashkëpunimi kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar me SHBA-në dhe NATO-n është vendimtar për të ardhmen e sigurt të vendeve tona dhe qytetarëve tanë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …