Nesër, më 3 korrik, pranë Urës së Ibrit, në Mitrovicë, do të mbahet protestë gjithëpopullore kundër bustit të Knajz Llazarit dhe lagjes “Lugina e Diellit”. Organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët e Mitrovicës dhe të Kosovës në protestën paqësore për ta kundërshtuar fuqishëm ngritjen e shtatores së ‘Car Llazarit’ në tokat tona, po ashtu ndërtimin e një lagje serbe të quajtur ‘Lugina e Diellit’ e financuar nga Beogradi. Protesta do të mbahet më 3 korrik 2016, ditën e diel, pranë urës së Ibrit në Mitrovicë dhe fillon në orën 16:00”, është thënë në njoftimin e organizatorëve të protestës. Ndërkaq kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka apeluar te qytetarët e Mitrovicës që të mos marrin pjesë në një protestë të paralajmëruar për të dielën përmes rrjeteve sociale. “Kam kontaktuar me shefat e grupeve parlamentare të partive politike në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës, kur të gjithë më janë bashkuar në thirrjen time për të mos marrë pjesë në këtë protestë, e cila mund ta destabilizoj qytetin. Kësaj thirrje nuk i është përgjigjur shefi i grupit parlamentar i PDK-së, i cili nuk e ka hapur telefonin”, ka thënë Bahtiri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …